Ekonomi

VOA publikon raportin: Bie numri i lindjeve në Shqipëri, emigracioni në rritje

18 Shkurt 2019, 16:26 Nga DOSJA
VOA publikon raportin: Bie numri i lindjeve në Shqipëri, emigracioni

Zëri i Amerikës ka publikuar një shkrim mbi rënien e popullsisë në vendin tonë.

Sipas VOA-s, “Shqipëria vijon të përballet me rënie të popullsisë, rënie të numrit të lindjeve dhe emigrim të lartë jashtë vendit. Raporti më i fundit i Institutit shqiptar të Statistikave, i publikuar sot thotë së Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 janarin e vitit 2018.

Gjatë vitit 2018, në Shqipëri lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë (lindje -vdekje) pësoi një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Numri i emigrantëve pësoi një rënie prej 3,0 %, duke krahasuar me një vit më parë, por vijoi ne 2018 të mbetet i lartë me 38.703 persona të emigruar.

Në 1 Janar 2019, Tirana zë rreth 31,3 % të popullsisë së Shqipërisë, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit. Uljet më të mëdha të popullsisë ne 2018 u shënuan në Gjirokastër, Berat dhe Dibër”.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale emigracioni në rritje raporti i voa tkurret numri i popullsisë emigracioni në rritje raporti i voa tkurret numri i popullsisë

Sondazh

Poll

Ekonomi 11 Shkurt 2019, 18:30

Nga Enver Hoxha tek BERZH, vendi po betonizohet

Duket se dita- ditës njerzit po ndihen të kërcënuar. Atributet për kërcënim mund t’ja referojmë edhe  hidroenergjisë tashmë. BERZH-i dhe Societet Generale...