Sport

Tradhtia shokuese brenda familjes/ Historia e sulmuesit brazilian, tani pret një fëmijë me mbesën e ish-bashkëshortes

20 Shtator 2021, 10:53 Nga DOSJA
Tradhtia shokuese brenda familjes/ Historia e sulmuesit brazilian, tani pret

BRAZIL– Hulk dhe bashkëshortja e tij Camila Angelo kanë njoftuar në rrjetet sociale se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “Sot me një zemër plot mirënjohje ndaj zotit, vij të ndaj me ju se për herë të katërt jam bekuar me një fëmijë tjetër – shkroi sulmuesi brazilian në rrjetin social Instagram. “Zemra ime është e mbushur me kaq shumë lumturi dhe unë mundem të them vetëm faleminderit zot. Ne mezi po të presim, eja plot shëndet vogëlushi im”.

Hulk është duke pritur fëmijën e katërt: bashkëshortja është mbesa e ish-gruas

Marrëdhënia midis Hulk dhe Camila shkaktoi habi disa vite më parë, pasi Camila është në fakt mbesa e ish-gruas së sulmuesit të Atletico Mineiro, Iran Angelo. Të dy filluan të takoheshin në fund të vitit 2019-për t’u martuar në mars të vitit 2020-pasi 35-vjeçari brazilian përfundoi një lidhje 12-vjeçare me ish-gruan e tij vetëm disa muaj më parë.

Iran Angelo ka folur gjithmonë për “dhimbjen e madhe” që i shkaktoi marrëdhënia e ish-burrit me mbesën, duke akuzuar gjithashtu sulmuesin brazilian për tradhti. Ai gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat, duke e kritikuar gruan se “e ka trajtuar atë si një përbindësh”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil camila angelo hulk brazil camila angelo hulk

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2021, 22:11

ITALI-Massimiliano Allegri bën mea culpa pas barazimit me Milanin. “Sonte jam shumë i zemëruar, por skuadra bëri një pjesë të parë të mirë, ne kishim rast...