Sport

1 pikë në dy ndeshje, Olsi Rama shpërthen ndaj të tijëve: “Ça bëni mo ooo?! Ça është kjo lojë kështu”

20 Shtator 2021, 08:02 Nga DOSJA
1 pikë në dy ndeshje, Olsi Rama shpërthen ndaj të

TIRANE – Fillimi jo i mirë i Partizanit, 1 pike në dy ndeshje ka tensionuar situatën brenda kampit te kuq.

Në transfertën e fundit në Korçë përbalë Skënderbeut, ku mprën edhe pikën e parë, drejtori i ekipit, Olsi Rama, është parë i acaruar në minutat e fundit të ndeshjes duke bërtitur nga shkallët e tribunës. Reagimi në fund i Olsi Ramës nuk ishte aspak i qetë karshi të tijve.

Në fundin e lojës, Partizani po qarkullonte topin në prapavijë për të gjetur hapësirë për top të gjatë, por kjo acaroi drejtorin.

“Çfarë jeni duke bërë mo ooo?! Nxitoni, a nuk e shikoni që është fundi? Çfarë bëjnë, s’po e kuptoj?! Çfarë është kjo lojë! Kështu do vazhdojmë?…”- ishin fjalët e Ramës dhe më pas është larguar i nxehur nga tribuna.

Drejtori zbriti në dhomat e zhveshjes i acaruar dhe pas saj u largua menjëherë, pa dashur të komentojë asgjë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2021, 22:11

ITALI-Massimiliano Allegri bën mea culpa pas barazimit me Milanin. “Sonte jam shumë i zemëruar, por skuadra bëri një pjesë të parë të mirë, ne kishim rast...