Bota

ANALIZA E CORRIERE: Kriza pas ‘AUKUS’ mes “Fuqive të Mëdha”, si u shkaktua dhe çfarë ndodh tani

20 Shtator 2021, 09:20 Nga DOSJA
ANALIZA E CORRIERE: Kriza pas ‘AUKUS’ mes “Fuqive të

FRANCË– Situata është e tensionuar pas marrëveshjes AUKUS ndërmjet SHBA-së, Britanisë dhe Australisë në të cilën Franca mbeti jashtë pasi kishte një marrëveshje ekzistuese në lidhje me nëndetëset. Sipas Il Corriere, për të kuptuar zemërimin e Francës kundër Shteteve të Bashkuara dhe Australisë, tërheqjen e ambasadorëve nga Uashingtoni dhe Canberra, akuzat për “goditje me thikë në shpinë” dhe akuzë ndaj Biden si një ‘kopje e Trump’, duhet të kthehemi në 20 Dhjetor 2016 dhe ‘kënaqësisë’ së dukshme të Jean-Yves Le Drian, Ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes të Presidentit, François Hollande.

Por si nisi e gjitha? 

Në dhjetor të vitit 2016, më datë 20, Franca firmosi një marrëveshje për furnizimin e 12 nëndetëseve bërthamore të klasit Shortfin Barrakuda. Marrëveshja u firmos nga socialistët francezë me kryeministrin austrialian të kohës, Malcolm Turnbull, duke u kthyer në marrëveshjen e shekullit. Gazeta italiane e quan një fitore mbi konkurrencën gjermane dhe atë japoneze. Ky pakt i hapi rrugë 4 mijë vendeve të punës në kantierët e Cherbourg dhe nisur një aleancë historike me Australinë. Dy vendet ranë dakord se do të punonin bashkë për gati 50 vite në zonën indo-paqësore. Zona indopaqësore, një term i përdorur nga Macron kupton hapësirën nga Xhibuti në ishujt Majote dhe Reunion në Oqeanin Indian, deri në  hapësirën nga Xhibuti,  deri në Kaledoninë e Re dhe Polinezinë franceze në Paqësor. Kjo zonë është e banuar nga gati 2 milionë francezë dhe zona ekskluzive ekonomike kap një vlerë prej 11 milionë km2, duke u bërë zona e dytë ekonomike më e madhe në botë pas asaj të SHBA-ve. Mesa duket Macron i pëlqente të mendonte “alla grande”.

Ky pakt vinte pa shitjes së avionëve Rafale nga Franca për Indinë, ngjarje e vitit 2015, duke konfirmuar një pozicion të mirë historik të Francës. Çfarë ndodhi më tej? Me ardhjen e Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe caktimin e Azisë së prioriteti absolut strategjik, SHBA nisi të hedhë sytë nga Australia. Duke i ofruar nëndetëset e veta, një aleancë strategjike, shto edhe raketat Tomahaëk, në një studim të mirëfilltë për gati 18 muaj u arrit dakordësia. Madje në takimin ndërministror me Francën, pala Australiane më 30 gusht bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Askush s’dinte më parë asgjë. E gjitha u arrit në diskrecion të plotë. Arsyetimi ishte i goditur: Vetëm SHBA mund ta mbrojë Australinë përballë agresivitetit të kinezëve. Kjo disfatë me Australinë është e disata pas dështimit të Francës në politikën e jashtme, ku më herët nuk ia ka dalë as me Turqinë, Libinë dhe Libanin. Por kësaj here, kjo ngjarje do të shënojë Evropën si një bllok interesash të ngushta të ndara nga pjesa tjetër e botës.

Përktheu në shqip: F.g/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota breton le drian emmanuel macron marreveshja shba-britani-australi pakti aukus breton le drian emmanuel macron marreveshja shba-britani-australi pakti aukus

Sondazh

Poll