Bota

Vendimi për targat, reagon ashpër Petar Petkoviç: Le ta dijë Albin Kurti se nuk do të qëndrojmë të heshtur

20 Shtator 2021, 09:48 Nga DOSJA
Vendimi për targat, reagon ashpër Petar Petkoviç: Le ta

SERBI- Ashtu siç pritej pas vendimit të  qeverisë  së  Kosovë për vendosjen e reciprocitetit të  targave, i menjëhershëm ka qenë  reagimi i zyrtarëve serbë. Shefi i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Petar Petkovic ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në Jarinje është provokim.

Në një status në Facebook ai është shprehur se  ky vendim është një shkelje e të drejtave të serbëve nga Kosova dhe kërcënon lirinë e tyre.

”Nga ardhja e Albin Kurtit, aksioni që planifikon ta zbatojë nesër, të cilin e nisi sot duke ngritur infrastrukturë shtesë në Jarinje dhe kalime tjera administrative, është provokimi dhe kërcënimi më i rrezikshëm për popullin serb në Kosovë”. Serbet nga Kosova nuk do ta lejojnë Kurtin të shkelin të drejtat e tyre në këtë mënyre dhe të kërcënojë dy vlerat më të shenjta – të drejtën e lirisë së fjalës dhe prandaj do të jemi këmbëngulës në qepjen e të drejtave të serbëve në Kosovë”, shkroi ai.

Madje në një intervistë për Tanjug ai ka përdorur edhe gjuhë kërcënuese ndaj shtetit të Kosovës, dhe Kryeministrit, Albin Kurtit.

Le ta dijë Albin Kurti se populli serb nuk do të rri e të qëndrojë heshtur ndaj kësaj që po ndodhë me heqjen e targave të automjeteve, dhe që po dëmton jetën në veri të Kosovës, sepse këto janë vetura, që përveç tjerash, vozisin pacientët tonë, transportojnë fëmijë, dhe gjëra bazike ushqimore”, ka thënë ai

Lajmi kryesor/ Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin e targave, tension në kufirin e Jarinjës, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova vendos reciprocitetin me serbine petar petkoviç kosova vendos reciprocitetin me serbine petar petkoviç

Sondazh

Poll