Politike

Kosovë-Shqipëri, drejt mbledhjes së shtatë të dy qeverive, zbulohen detaje! Kur do mbahet takimi i radhës, Rama e ministra

19 Shtator 2021, 16:34 Nga DOSJA
Kosovë-Shqipëri, drejt mbledhjes së shtatë të dy

PRISHTINË– Mbledhja e dy qeverivë, Shqipëri-Kosovë pritet që të zhvillohet më 21 tetor, në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari i “Gazeta DIELLI”, i cili ka dhënë më shumë detaje lidhur me mbledhjen e shtatë të përbashkët. Megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjë prej qeverive. 

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai që ftoi publikisht homologun, Edi Rama për të mbajtur takimin e radhës pas betimit të qeverisë së re tek presidenti Ilir Meta. Edhe Rama, përmes një mesazhi publik, e konfirmoi takimin, por vetëm pas kthimit të tij nga SHBA, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së OKB-së.

Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren në 11 Janar 2014, dhe më pas u caktuan qytete të ndryshme, si Tirana, Prishtinë, Korça dhe Peja. Po ashtu, përveç Shqipërisë, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,  ku u nënshkruan 11 marrëveshje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove albin kurti edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:00

TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ende nuk ka asnjë “shkën...