Bota

Seancë për Salih Mustafën, fjalët e para të dëshmitarit: Deklaroj së do të them të vërtetën 

20 Shtator 2021, 09:24 Nga DOSJA
Seancë për Salih Mustafën, fjalët e para të

HAGË- Dëshmitari kundër Salih Mustafës, ka deklaruar se në seancën e gjykimit do të thotë të vërtetën. Teksa gjykatësja e udhëzoi atë që të mos gënjejë dhe të sajojë.

“Dua që të na e tregosh vetëm të vërtetën. Çfarë ke parë, çfarë ke dëgjuar apo çfarë ke ndier vetë. Nëse nuk e ke parë apo dëgjuar vetë, por e ke marrë vesh në një mënyrë tjetër, duhet të na e shpjegosh. Të lutëm dëshmo vetëm për ato që mband mend. Mos sajo,” tha gjykatësja.

Ai nga ana tjetër është betuar se do të deklarojë vetëm të vërtetën.

“Deklaroj solemnisht se do ta them të vërtetën, të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha dëshmitari.

LAJMI KRYESOR: Salih Mustafa del sërish para gjykatës speciale, gjatë seancës së sotme pritet të ‘rrëfehen’ dy dëshmitarët e parë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll