Bota

VIDEO-LIVE/ Gjykimi i Salih Mustafës, del dëshmitari i parë, prokurori kërkon seancë të mbyllur   

20 Shtator 2021, 09:07 Nga DOSJA
VIDEO-LIVE/ Gjykimi i Salih Mustafës, del dëshmitari i parë,

HAGË-Dëshmitari i parë në seancën e gjykimit të Salih Mustafës ka dalë. Para se dëshmitari të flas, Gjyqtarja ka bërë me dije se emri i tij nuk do të merret asnjëherë vesh dhe se zëri dhe fytyra e tij do të ndryshohet, në mënyrë që të mos zbulojnë identitetin e tij.

“Emri yt real nuk do të përmendet asnjëherë, do të të thërrasim gjithnjë me zoti dëshmitar që publiku të mos ta marrë vesh emrin. Dëshmia që do të japësh këtu do të jepet me ndryshim të fytyrës dhe zërit. Pyetjeve të cilat nuk mund të ta zbulojnë identitetin mund të përgjigjesh në seancë të hapur por kur përshkruan diçka që ka të bëjë veçanërisht me ty dhe rrezikon të të zbulohet identiteti atëherë do të kalojmë në seancë private”.

Ndërkohë që prokurori kërkoi që të mbahej seancë e mbyllur për publikun dhe e tillë po mbahet tani. Publiku nuk mund të dëgjojë, ose të shoh se çfarë po bëhet në seancën për gjykimin e Mustafës.

LAJMI KRYESOR: Salih Mustafa del sërish para gjykatës speciale, gjatë seancës së sotme pritet të ‘rrëfehen’ dy dëshmitarët e parë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll