Bota

Humb jetën kryebashkiaku i Johanesburgut në një aksident me makinë, i sapozgjedhur pas vdekjes së paraardhësit të tij nga

19 Shtator 2021, 13:35 Nga DOSJA
Humb jetën kryebashkiaku i Johanesburgut në një aksident me

AFRIKA E JUGUT- Kryebashkiaku i Johanesburg në Afrikën e Jugut, Jolidee Matongo, ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident me makinë. BBC shkruan se Matongo bëri fushatë elektorale me Presidentin Cyril Ramaphosa, para se të humbte jetën në moshën 46-vjeçare.

Detajet e aksidentit janë të paqarta, por mediat lokale kanë treguar imazhe të pjesës së përparme të një makine të shkatërruar keq. Matongo u bë kryetar bashkie më 10 gusht pas vdekjes së paraardhësit të tij nga komplikimet Covid.

Mediat lokale raportojnë se ai ishte biri i një emigranti nga Zimbabëea dhe kishte qenë një aktivist politik në Afrikën e Jugut që në moshën 13 vjeçare, duke bërë fushatë kundër aparteidit – një sistem i legalizuar racizmi që ishte në atë kohë.

Ai ishte anëtar i Kongresit qeverisës Kombëtar Afrikan (ANC) dhe pritej të ishte në ballë të fushatës së partisë për të fituar Johanesburgun – kryeqytetin tregtar të Afrikës së Jugut – në zgjedhjet e qeverisë vendore të mbajtura më 1 nëntor.

Në nderimin e tij ndaj kryebashkiakut, Presidenti Ramaphosa tha: Është e vështirë të kuptohet kjo tragjedi, duke pasur parasysh vitalitetin dhe pasionin me të cilin Kryebashkiaku Matongo ndërveproi me mua dhe banorët e Soëeto, pak para vdekjes së tij.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cyril ramaphosa humb jeten kryebashkiaku i johanesburg jolidee matongo cyril ramaphosa humb jeten kryebashkiaku i johanesburg jolidee matongo

Sondazh

Poll

Bota 19 Shtator 2021, 11:17

Ëndrrat e varrosura të vrapueses afgane

AFGANISTAN- Një vrapuese në Afganistan thotë se uniformat që ajo dhe gratë e tjera sportiste kanë veshur në garat vendore dhe ndërkombëtare, kanë mbuluar plotës...