Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori dhe ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi

19 Shtator 2021, 14:09 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta aktori dhe ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi

TIRANË– Ndahet nga jeta aktori dhe ish-zyrtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Dashi, i cili prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë me bashkëshorten e tij. Ende nuk dihen shkaqe e ndarjes së parakohshme nga jeta të Dashit, ndërsa ishin kolegë dhe miq ata që konfirmuan lajmin për ndarjen e tij nga jeta duke u shprehur ngushëllimet familjarëve.

Hapat e parë të karrierës së tij i nisi si aktor ku mori pjesë në disa filma, ku më i spikaturi ishte në “Dollia e dasmes time”. Më pas vazhdoi duke u angazhuar në disa biznese për t’u bërë edhe pjesë e politikës shqiptare. Fillimisht ai mbajti postin e kryetarit të LSI në Tiranë, më pas atë të drejtorit në Bashkinë e Tiranës, ish-drejtorit në QSUT, etj.

Pasi hoqi dorë përfundimisht nga politika, ai zgjodhi që së bashku me bashkëshorten e tij, të largoheshin nga Shqipëria, drejt Afrikës. Por duket se ai do të kthehet në Shqipëri, ku ceremonia e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit do të mbahet nesër, në orën 11.00.

(km/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir dashi ndahet nga jeta ilir dashi ilir dashi ndahet nga jeta ilir dashi

Sondazh

Poll