Aktualitet

Kryen gërmime pa leje dhe dëmtuan pronën shtetërore, arrestohen 4 persona në Shkodër

19 Shtator 2021, 13:30 Nga DOSJA
Kryen gërmime pa leje dhe dëmtuan pronën shtetërore,

SHKODËR– 4 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi akuzohen se kanë kryer krime mjedisore. Në pranga kanë përfunduar: : Xh. B., 36 vjeç ; F. B., 47 vjeç të dy banues në Shkodër; si 44-vjeçari, i identifikuar me inicialet Sh.B., banues në Fushë-Krujë. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dëmtuar pronën shtetërore, duke kryer gërmime pa leje në Shirokë. Përveç tyre në pranga ka rënë edhe 44-vjeçari, S. B., 44 vjeç, i cili gjithashtu ka kryer gërmime dhe hedhje inertesh në Shirokë pranë lokalit në pronësi të tij, duke cënuar pronën shtetërore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Vihen në pranga 4 shtetas për shpërdorim të tokës, shkatërrim i pronës me mjete të tjera dhe për ndërtim të paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ndaluan për veprat penale “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit: Xh. B., 36 vjeç ; F. B., 47 vjeç të dy banues në Shkodër, si dhe shtetasin Sh.B., 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në Shirokë kanë dëmtuar pronën shtetërore, duke kryer gërmime pa leje nga organet kompetente.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit S. B., 44 vjeç, banues në lagjen Shirokë, Bashkia Shkodër, pasi ka kryer gërmime dhe hedhje inertesh në Shirokë pranë lokalit në pronësi të tij, duke cënuar pronën shtetërore. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit shkoder policia e shtetit shkoder

Sondazh

Poll