Aktualitet

I dëbuar nga Italia deri më 2022! Shqiptari kërkon kthimin me çdo kusht, martohet dhe merr mbiemrin e bashkëshortes, por

19 Shtator 2021, 13:41 Nga DOSJA
I dëbuar nga Italia deri më 2022! Shqiptari kërkon kthimin me

ITALI– Një shqiptar, i dëbuar nga Italia, ka arritur të hyjë sërish në “tokën e ndaluar”, duke përfunduar në prangat e Policisë! Mediat italiane kanë bërë me dije se shqiptari ishte martuar me një 28-vjeçare italiane dhe kishte marrë mbiemrin e saj, duke iu shmangur kontrolleve në kufi.

Tanimë 28-vjeçarja duhet që të përballet me akuzat për ndihmë dhe nxitje të emigrimit të paligjshëm, pasi 32-vjeçari shqiptar e kishte paguar për t’u martuar me të, duke shkelur në Itali para vitit 2022, kur mbaronte dhe dënimi i tij.

Shqiptari u kap korrikun e kaluar, pasi kërkohej prej ditësh nga Policia italiane po për emigracion të paligjshëm. Edhe asokohe 32-vjeçari kishte shkelur një urdhër dëbimi nga territori italian që kishte marrë nga Prefektura e Bolonjës, pasi ishte kthyer në Itali me dokumenta false.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll