Burri vret gruan me armë dhe më pas qëllon veten, trupat u gjetën në banesë nga djali i tyre i vetëm. Krismat alarmuan la
18 Shtator 2021, 16:46Nga DOSJA
DIVJAKË– Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten, duke shtuar kështu listën e krimeve të paralajmëruar. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme, në fshatin Babunjë të Divjakës, në banesën ku jetonte çifti me djalin e tyre të vetëm, Leonardin. Krimsat e çiftes janë dëgjuar fillimisht nga fqinjët e familjes Rrasa që janë njëkohësisht edhe familjarë të tyre. Të shqetësuar nga të shtënat, ata telefonuar me urgjencë 21-vjeçarin Leonard Rrasa, i cili po konsumonte një kafe në momentin që ndodhi tragjedia në familjen e tij.
“Lerë kafe dhe çohu,”- ishin fjalët e që e ngritën të riun për ta çuar në banesë ku u përball me trupat e pajetë të prindërve të tij. Pas 21-vjeçarit në shtëpinë ku kishte rënë zia u futën dhe familjarë të tjerë bashkë me policinë e grupin hetimor që sekuestruan armën e zjarrit. Për mediat, me lot në sy, djali tha kishte mbetur vetëm në mes të rrugëve dhe kërkonte ndihmë nga Zoti.
Sipas vëllait të autorit, Hekuran Rrasa e ka pasur armën me leje prej vitesh dhe debatet mes çiftit vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Ai tha para kamerave se Hekurani nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj të shoqes. Edhe kushëriri i tij tha të njëjtën gjë, por Fëllënxa Rasa ishte e pajisur me urdhër mbrotjeje. Konkretisht, dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin.
Siç duket, ky është një tjetër rast kur urdhëri i mbrojtjes sherben vetëm si një letër formale, pasi viktima e dhunuesi, vijojnë bashkëjetesën. Rasti më i fundit që mund të përmendim është edhe ai i Sabrina Bengajt. Pasi e kishte dhunuar Elton Metaj, 23-vjeçarja ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje, por as kjo nuk e ndali ish-bashkëshortin e saj që ta vriste me bukë në gojë. Edhe pse Metaj mori ‘peng’ familjen e Bengajt, autoritetet ishin në gjumë deri në momentin që 31-vjeçari u shfaq në derën e shtëpisë s ëish-gruas dhe e vrau atë.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DIVJAKË– Një tjetër grua, Fëllënxa Rrasa pati fatin e keq t’i merrej jeta nga duart e një bashkëshorti dhunues, ndërkohë që ishte e pajisur me një ur...
DIVJAKË– Djali i Hekuran Rrasës, i cili vrau gruan e tij, Fëllënxa dhe veten, tregon me lot në sy se e vetmja gjë që kërkon tani, është të ketë ndihm...
DIVJAKË– Vëllai i Hekuran Rrasës ka treguar për mediat se krimin e dyfishtë e ka mësuar pasi ka dëgjuar krismat e armës dhe ka shkuar në banesën e të...
TIRANË– Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë protestuar kundër vendimit për vaksinim të detyruar. Të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, me bluzat ...
LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë rret...
TIRANË– 2 mijë e 574 humbje jete, 12 mijë e 772 raste aktive me Covid-19 dhe 146 mijë e 827 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që n...