Bota

Dyshime për mashtrime në ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi

19 Shtator 2021, 05:42 Nga DOSJA
Dyshime për mashtrime në ditën e dytë të zgjedhjeve

RUSI– Dyshimet për mashtrime të mëdha zgjedhore kanë përcjellë ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi. Zgjedhjet në këtë vend zhvillohen në tri ditë.

Partia në pushtet, e përkrahur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, pritet të fitojë në zgjedhjet parlamentare, pas një shtypjeje që u është bërë kritikëve të Kremlinit, disa prej të cilëve u është pamundësuar pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor.

Në ditën e parë të zgjedhjeve, grupi i pavarur për vëzhgim të zgjedhjeve, Golos, ka regjistruar rreth 2,000 shkelje procedurale.

Sipas këtij grupi, arritja masive e personave me uniformë në qendrat e votimit ka qenë shumë e përhapur, duke sugjeruar se Qeveria ka mobilizuar punëtorët shtetërorë, me qëllim të sigurimit të fitores për partinë në pushtet.

Ka pasur raportime edhe që njerëzit kanë votuar disa herë, si dhe për mbushje me vota të kutive të votimit.

Mediat në Shën Petersburg kanë raportuar raste të dyshimta të “votimit të shumëfishtë”, në të cilat qytetarët kanë votuar nëpër qendra të ndryshme votimit, derisa faqja Znak ka thënë se një banor i Moskës u ka ofruar njerëzve 15 dollarë për të votuar për partinë, Rusia e Bashkuar.

Gara po zhvillohet për të 450 ulëset e dhomës së ulët të parlamentit, apo Dumës Shtetërore.

Ky proces zgjedhor po zhvillohet bashkë me zgjedhjet lokale në disa rajone.

Rezultatet preliminare pritet të dalin pasi të mbyllen qendrat e votimit më 19 shtator.

Në muajt e fundit, autoritetet kanë nisur fushatë për shtypje të aleatëve të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë se nuk do të dërgojë vëzhgues zgjedhorë për herë të parë në gati tri dekada, për shkak të “kufizimeve të mëdha” të vendosura nga autoritetet ruse.

Partia, Rusia e Bashkuar deri më tani ka pasur shumicë bindëse në Dumën Shtetërore, mirëpo popullariteti i kësaj partie, aktualisht është në pozitën më të ulët që gati dy dekada apo prej kur ekziston.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mashtrime per zgjedhjet ne rusi zgjedhjet në rusi mashtrime per zgjedhjet ne rusi zgjedhjet në rusi

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2021, 21:04

Armët ilegale që po kërcënojnë sigurinë

KOSOVË– Nga viti 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2021, në Kosovë kanë ndodhur 154 vrasje. Viti më i përgjakshëm ishte viti 2018, kur kishin ndod...