Bota

Zbardhet DËSHMIA e personit që zbuloi se Pecorelli ishte gjallë, e njohu pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë biznesmen

18 Shtator 2021, 16:20 Nga DOSJA
Zbardhet DËSHMIA e personit që zbuloi se Pecorelli ishte gjallë,

ITALIMediat italiane kanë zbardhur detaje në lidhje me gjetjen e biznesmenit Davide Peçorellli. Mësohet se ka qenë dëshmia e një personi që i ka ardhur në ndihmë Pecorellit, i cili prej nëntë muajsh rezultonte i zhdukur. Dëshmitari në fjalë është afruar për të ndihmuar Pecorellin pasi i është djegur motori i varkës, dhe ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që ky i fundit kishte bërë në pamjen e tij të jashtme. Siç duket, fotoja e publikuar për muaj me radhë në të gjitha mediat, kishte shërbyer për diçka.

“Kam parë Pecorellin, është gjallë,”– mësohet të ketë thënë ai.

Edhe vetë kryeprokurori, Raffaele Cantone dhe Zëvendësprokurori Giuseppe Petrazzini kanë deklaruar se ata janë nisur për në ishull pasi kishin dëshminë e një personi i cili kishte deklaruar se e kishte parë Pecorellin të gjallë.

Misteri për zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli mori fund sot. Ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana të Italisë, tetë muaj pasi u raportua i zhdukur. Pecorelli ka dhënë deklarimet në polici dhe më pas është lënë i lirë, por nuk dihen ende arsyet se çfarë i ka ndodhur biznesmenit gjatë kësaj kohe.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota davide pecorelli davide pecorelli

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2021, 13:50

ZELANDA E RE- Tashmë marrëveshja e re midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë ka shkaktuar jo pak pakënaqësinë botë me Francën e cila tërhoqi ambasadorët e saj ...