Bota

Shpërthimet në Afganistan, 2 të vdekur dhe 20 të plagosur

18 Shtator 2021, 16:17 Nga DOSJA
Shpërthimet në Afganistan, 2 të vdekur dhe 20 të plagosur

AFGANISTAN – Të paktën dy persona u vranë dhe deri në 20 të tjerë u plagosën në tre shpërthimet në qytetin lindor afgan të Jalalabad të shtunën.

“Deri më tani kemi raporte për dy të vrarë dhe deri në 20 të plagosur. Gratë dhe fëmijët ishin në mesin e të plagosurve”, tha zyrtari taleban, i cili kërkoi të mos i përmendet emri, dhe tha se një makinë patrullimi ishte në shënjestër.

Një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar shkallën e dëmit dhe shkakun e shpërthimeve. Këto janë sulmet e para vdekjeprurëse që nga tërheqja amerikane nga Afganistani.

Jalalabad është kryeqyteti i Nangarhar, “zemra” e grupit Islamik në Afganistan, i cili mori përgjegjësinë për një sulm të përgjakshëm që vrau më shumë se 100 njerëz në aeroportin e Kabulit në fund të gushtit. Talibanët u kthyen në pushtet në mes të gushtit pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme dhe ata kanë premtuar se do të rivendosin paqen dhe sigurinë në vend.

Fotografia e shkrepur në vendin e shpërthimit treguan një kamion të gjelbër me flamur të bardhë talebanë të rrethuar nga mbeturinat ndërsa luftëtarët e armatosur shikonin.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 2 te vekur dhe 20 te plagosur 3 shperthimet ne afganistan 2 te vekur dhe 20 te plagosur 3 shperthimet ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2021, 13:50

ZELANDA E RE- Tashmë marrëveshja e re midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë ka shkaktuar jo pak pakënaqësinë botë me Francën e cila tërhoqi ambasadorët e saj ...