Bota

Vrau miken e ngushtë sepse e kërcënoi që do tregonte të vërtetën për zhdukjen e së shoqes, lihet në burg multimilioner

18 Shtator 2021, 18:15 Nga DOSJA
Vrau miken e ngushtë sepse e kërcënoi që do tregonte të

SHBA – Multimilioneri, trashëgimtar i pasurive të patundshme në Nju Jork, Robert Durst është dënuar për vrasjen e shoqes së tij më të mirë Susan Berman më shumë se 20 vjet më parë, në një rast që mori sërish vëmendje pas dokumentarit “The Jinx”.

Durst u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë të premten pasi një juri në Los Angeles u këshillua për rreth shtatë orë gjatë tre ditëve. Berman u qëllua në distancë  në shtëpinë e saj në Beverly Hills në Dhjetor 2000, ndërsa ajo ishte  përgatitur t’i tregonte policisë se si ajo ndihmoi në fshehjen e vrasjes së gruas së Durst. Berman, vajza e një mafiozi në Las Vegas i siguroi Durst një alibi të rreme pasi gruaja e tij u zhduk.

Vendimi shënoi dënimin e parë  për një njeri të dyshuar për vrasjen e tre personave në tre shtete për gati 40 vjet. Historia e çuditshme e Durst mbërtheu shikuesit në dokumentarin “The Jinx: The Life and Deaths of Robert Durst”, i cili tregonte zhdukjen e gruas së tij Kathie në 1982, vrasjen gjakftohtë të Berman në Los Angeles 18 vjet më vonë dhe vdekjen e dhunshme të shokut të tij të dhomës në 2001 në Teksas, ku Durst jetonte duke u hequr si një grua shurdh-memece. Në pjesën e fundit të “The Jinx”, Durst dëgjohet duke mërmëritur me vete: “Çfarë dreqin bëra? I vrava të gjithë, natyrisht”.

Gjatë gjykimit, prokurorët e paraqitën atë si portretin e një narcizisti të pasur i cili nuk mendonte se ligjet zbatoheshin për të dhe i hoqi qafe pa mëshirë njerëzit që e pengonin. Ata ndërthurën provat e vrasjes së Berman me vdekjen e dyshuar të Kathie Durst dhe vrasjen e 2001 në Teksas.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota burgoset multmilioneri amerikan kreu tre vrasje burgoset multmilioneri amerikan kreu tre vrasje

Sondazh

Poll