Bota

Rrahën vajzën në mes të rrugës, burrë e grua përfundojnë pas hekurave, e dhunuara shtrohet në spital

18 Shtator 2021, 20:31 Nga DOSJA
Rrahën vajzën në mes të rrugës, burrë e grua

KOSOVË– Burrë e grua që dhunuan një vajzë në mënyrë brutale në Pejë janë vënë në pranga. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Disa orë pas publikimit të pamjeve të dhunimit në media, policia ka arritur të identifikojë dhunuesit dhe t’i prangosë ato. Ndërsa gruaja e dhunuar është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevijshme mjekësore.

 “Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme dhe u raportua përmes një videoje të publikuar nga mediat e Kosovës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni dhune ne peje dhune ne peje

Sondazh

Poll