Bota

Përmbyset varka, nëna sakrifikon jetën për të shpëtuar dy fëmijët

18 Shtator 2021, 17:18 Nga DOSJA
Përmbyset varka, nëna sakrifikon jetën për të

VENEZUELË – Mariely Chacón, 40 vjeç, ishte në anijen “Thor” me djalin e saj 6-vjeçar dhe vajzën e saj 2-vjeçare, për një udhëtim nga Higuerote në Ishullin Tortuga, në shtetin e Mirandës. Lundrimi më 3 shtator u shndërrua në katastrofë për nëntë personat në bord kur një valë e madhe e shkatërroi trupin e anijes.

Chacón ngeli në një varkë shpëtimi me fëmijët e saj dhe dadon e tyre 25-vjeçare, Verónica Martinez. Ndërsa lundronin nën diellin përvëlues, Chacón vendosi që fëmijët e saj të shpëtoheshin me çdo kusht. Ajo i shpëtoi fëmijët nga dehidratimi duke i ushqyer me gji.

Kur fëmijët e rraskapitur u gjetën më në fund nga autoritetet katër ditë më vonë, ata ishin kapur pas trupit të nënës së tyre në një varkë të vogël shpëtimi. Pesë personat e tjerë që ishin në bord janë ende të zhdukur, përfshirë Remis Clambor, burri i Chacón dhe babai i fëmijëve të saj, disa miq të çiftit dhe një anëtar i ekuipazhit.

Një burim i mjekësisë ligjore tha se nëna kishte humbur jetën nga dehidratimi  i përshpejtuar nga ushqyerja me gji. Funerali i Mariely Chacón u mbajt më 11 shtator në kryeqytetin venezuelian dhe shërbimi u transmetua në YouTube. Shumë postuan në mediat sociale për të nderuar sakrificën e saj.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nena sakrifikon jeten per dy femijet permbyset varka ne venezuele nena sakrifikon jeten per dy femijet permbyset varka ne venezuele

Sondazh

Poll