Bota

Kishte shkuar në udhëtim me të dashurin, zhduket në mënyrë misterioze 22 vjeçarja

18 Shtator 2021, 15:24 Nga DOSJA
Kishte shkuar në udhëtim me të dashurin, zhduket në

FLORIDA – Një grua nga Florida e cila u zhduk gjatë një udhëtimi me furgon me të dashurin e saj është bërë subjekt i një kërkimi ndërkombëtar ndërsa autoritetet e etiketuan të dashurin e vajzës si një person të dyshuar në zhdukjen e saj.

Hetuesit thonë se Gabrielle “Gabby” Petito, 22 vjeç, ishte në kontakt të fundit me familjen e saj në fund të gushtit kur çifti po vizitonte Parkun Kombëtar “Grand Teton” të Wyoming. Pjesa më e madhe e udhëtimit të tyre u postua në llogaritë e mediave sociale, te cilat më pas u ndërprenë papritur.

I dashuri, Brian Laundrie, u kthye në shtëpinë e tyre në Florida me furgonin e saj të bardhë Ford Transit më 1 shtator, 10 ditë para se familja e Petito të raportonte për zhdukjen e saj. Laundrie nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe tani konsiderohet si një personi dyshuar në këtë rast. Ai nuk është akuzuar për asnjë krim por hetimi vazhdon.

Ne po i lutemi kujtdo, përfshirë Brian, që të ndajë informacione me ne për vendndodhjen e saj në javët e fundit. Mungesa e informacionit nga Brian po pengon këtë hetim. E vërteta do të dalë gjithsesi“, tha shefi i policisë së Portit të Veriut Todd Garrison në një deklaratë të mërkurën.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota i dashuri nuk pranon te flase zhduket 22 vjecarja i dashuri nuk pranon te flase zhduket 22 vjecarja

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2021, 13:50

ZELANDA E RE- Tashmë marrëveshja e re midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë ka shkaktuar jo pak pakënaqësinë botë me Francën e cila tërhoqi ambasadorët e saj ...