Bota

“Do t’ia shkul veshët!” Vjen reagimi i parë i babait të Pecorellit pas ‘ringjalljes’ së tij

18 Shtator 2021, 14:38 Nga DOSJA
“Do t’ia shkul veshët!” Vjen reagimi i parë i babait

ITALI– Renato Pecorelli, babai i Davide Pecorellit, biznesmenit të gjetur pas tetë muajsh i zhdukur është shprehur shumë i lumtur pas këtij lajmi. Mediat italiane shkruajnë se Renato Pecorelli ka thënë se do ta përqafojë të birin sapo ta shohë, por ai nuk do të shpëtojë as nga ndonjë shkulje veshësh.

“Unë do ta përqafoj, por menjëherë pasi t’i tërheq veshët! Unë po shpresoja për të, edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë, nusja më tha se kishte folur me Daviden dhe tha se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më tregojë çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe,”- tha i ati.

Misteri për zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli mori fund sot. Ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana të Italisë, tetë muaj pasi u raportua i zhdukur. Pecorelli ka dhënë deklarimet në polici dhe më pas është lënë i lirë, por nuk dihen ende arsyet se çfarë i ka ndodhur biznesmenit gjatë kësaj kohe.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota davide pecorelli renato pecorelli davide pecorelli renato pecorelli

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2021, 13:50

ZELANDA E RE- Tashmë marrëveshja e re midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë ka shkaktuar jo pak pakënaqësinë botë me Francën e cila tërhoqi ambasadorët e saj ...