Aktualitet

EMRI/ E dhimbshme, punëtori shqiptar humb jetën teksa krasiste pemët

18 Shtator 2021, 17:13 Nga DOSJA
EMRI/ E dhimbshme, punëtori shqiptar humb jetën teksa krasiste

ITALI– Një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Flamur Çeltahiri ka humbur jetën teksa kujdesej për kopshtin, krasitjen e pemëve dhe mjedisin e jashtëm të një ferme private. Mediat italiane shkruajnë se Çeltahiri është gjetur i vdekur i shtrirë në oborrin e fermës ku punonte, rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Nuk bëhet ende me dije nëse ai ka pësuar ndonjë aksident në punë apo goditje në zemër. Paraprakisht në media raportohet se shqiptari ka qenë i sëmurë.

Trupi i 42-vjeçarit është dërguar në morg dhe pritet që mjekësia ligjore të thotë fjalën e saj. Familjarët janë lajmëruar dhe duhet të shkojnë të tërheqin trupin.

(f/.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet flamur celtahiri vdes shqiptari ne itali flamur celtahiri vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll