“Ishin të armatosur”, ZBULOHET mashtrimi i të riut që alarmoi policinë, autoritetet: Ishte zënë me një tjetër person
18 Shtator 2021, 13:57Nga DOSJA
TIRANË– Ramazan Shahini 31 vjeç dhe Majlon Hoxhaj, 33 vjeç janë proceduar penalisht pasi janë zënë me njëri-tjetrin me sende të forta. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se Shahini, është 31-vjeçari që është paraqitur i gjakosur në komisariatin e policisë numër 6, ku ka deklaruar se pesë persona të armatosur e kanë dhunuar. Por, hetimet kanë zbuluar se ai thjesht është përleshur me dike tjetër, 33-vjeçarin Hoxhaj dhe nuk është dhunuar nga askush. Edhe pretendimet se është grabitur janë rrëzuar nga grupi hetimor, pasi celularin e tij, Shahini thjesht e kishte harruar diku.
Njoftimi i policisë Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. Sh., 31 vjeç dhe M. H., 33 vjeç, të dy për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Rrjedhja e ngjarjes: Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë që shtetasin R. Sh, e kanë grabitur persona të paidentifikuar. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë marrë kontakt me këtë shtetas i cili ka deklaruar se nuk është e vertetë që e kanë grabitur, por që e ka harruar telefonin diku tjetër. Më pas po ky shtetas ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur thjesht një konflikt fizik midis R. Sh dhe M. H., pa përdorimin e armës apo sende të forta. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Denoncimi nga i riu u bë publik mesditën e sotme. Ai kishte shkuar në Komisariat dhe kishte deklaruar se ishte marrë peng, grabitur e dhunuar.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULQIZË– Më shumë se 72-orësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rrapus...
TIRANË– Ish-komisari Festim Lelaj, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit të antidrogës ‘Shpirti’ kërkon ndryshim mase sigurie. Lelaj preten...
TIRANË– Suedia ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta ndaj Covid-19. Tashmë qytetarët nuk do të lejohen në vend.Vendimi i marrë nga minis...
TIRANË– Gjykata e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Erjon...
VLORË– Dy vatra zjarri janë aktivizuar në Vlorë, mesditën e sotme. Vatrat janë një në fshatin Peshkëpi dhe tjera në lagjen “11 Janari” të qytetit.Zja...