Zvirinë, fshati pa rrugë e ujë, banori: Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik!
17 Shtator 2021, 19:42Nga DOSJA
MALIQ- Fshati Zvirinë i Bashkisë Maliq, ndodhet buzë rrugës nacionale Pogradec-Korçë ka mbi 450 shtëpi dhe të gjithë banorët merren me kryesisht bujqësi me kultivimin e mollëve, qepëve, patateve dhe fasule.
Prej disa vitesh ky fshat është futur në listën e 100 fshatrave turistikë dhe është në vënë prioritet nga qeveria Rama. Para disa vitesh ka nisur dhe asfaltimi që lidh rrugën nacionale me fshatin, por janë bërë vetëm 400-500 metra dhe rruga është ndërprerë. Fiksi u rikthye në këtë fshat pas një viti për të parë nesë ishte plotësuar ndonjë nga shqetësimet e banorëve të para një viti, siç ishte asfaltimi i rrugës.
Para një viti po këta banorë ngritën zërin se rruga e keqe pengonte tregtarët të hynin në fshat e t’u merrnin prodhimet, por edhe pas një viti situata është pothuajse e njëjtë. Edhe pse para votimeve fshatarët kishin marrë premtimin e asfaltimit të rrugës, zhgënjimi lexohej në fytyrat e tyre.
Një ndër banorët thotë “Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik”. Përsëri malli i tyre nuk shitet. Problemë janë dhe spërkatjet me pesticide dhe insekticide i mollëve. “I spërkasim mollët 20 herë dhe nuk dimë a do të na shiten apo jo. Pesticidet që blejmë janë më shumë të skaduara” shprehen banorët. Problem mbetet dhe uji i pijshëm.
Fshati këto ditë të shtatorit ka vetëm dy çezma të cilat kanë ende ujë dhe tre çezmat e tjera kanë shteruar. “I gjithë fshati mbush ujë vetëm në dy çezma për të pirë dhe gatuar. Në mëngjes herët dhe mbrëmjeve gratë vijnë e rrinë në radhë për të mbushur ujë madje dhe zihen me bidona” na tregon një zonjë. “Nuk na del bre. Këta (qeveritarët) duan varenë e Lankës në kokë se nuk marrin vesh të gjithë ata atje lart” përfundon një i moshuar i cili kthehej i lodhur nga puna në arë.
VLORË- Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore iu ko...
MALIQ- Në Bashkinë Maliq, prej vitesh mungojnë mjekët në qendrat shëndetësore. Emisioni “Fiks fare” e ka ngritur këtë shqetësim të banorëve të Bashkisë Maliq të...
KUKËS– Tre efektivë policië kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë, ...
PEQIN– Bledar Selmanaj, autor i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë ka tentuar vetëvrasjen. Mësohet se Selmanaj e ka ndërmarrë ak...
“Në datë 15 shtator 2021, rreth orës 10:00, në galerinë nr. 36 të subjektit “Kadurtex”, zona qëndrore Bulqizë, ka ndodhur një aksident. Minatori Muharrem Plaku,...
Aktualitet17 Shtator 2021, 18:00
KORÇË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme vajzën e një prej Komandantëve legjendar të Brigadës së Parë Sumuese. Me anë të një postimi në F...
BULQIZË– Sot bëhen më shumë se 48 orë nga momenti kur minatori Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës, pasi galeria e kromit ku punonte...
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me 36 kilogram kokainë. Ansa.it shkruan se 48-vjeçari, i cili jeton në Pesaor me emrin Nore...