Politike

Nuk i ndal batutat deputeti Korreshi: Sot në spitalin e Lushnjes me siguri kanë vënë çarqe për të kapur minj, mund të sh

17 Shtator 2021, 18:47 Nga DOSJA
Nuk i ndal batutat deputeti Korreshi: Sot në spitalin e Lushnjes me siguri

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi nuk i ka ndalur batutat edhe një ditë pasi shkaktoi batuta në sallën e Kuvendit dhe ‘shkriu’ së qeshuri të gjithë ligjvenësit. Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve në Syri TV me gazetaren Armela Ferko, Korreshi tha se me siguri në spitalin e Lushnjes janë vënë çarqe minjsh, sepse pas deklaratës së tij, mund të shkojë ministrja Ogerta Manastirliu.

I pyetur për dialektin me të cilin ka folur, Korreshi tha se ai nga Lushnja është dhe këtë gjë nuk e mohon dot, por batutat ishin një mënyrë që ai të tërhiqte vëmendjen për të nxjerrë në pah problematikat që ka qyteti i Lushnjes.

“Ishte diçka e momentit. Nuk mendova të përgatis një fjalim e ta lexoj si shumë kolegë të tjerë, po prita sa të vinte babai i kombit (Rama) dhe të flisja. Ishin disa batuta të bëra se ka qenë ora 06:00 e mëngjesit, kishim 24 orë për gjumë. Doja të bëja një ndërhyrje të tillë, të godisja me anë të humorit. Ndoshta doza që unë shtova bëri që të qeshurat të shtoheshin në sallë. Realisht situata është tragji-komike, duhet ta përcjellim këtë gjë. Qeveria është në tjetër dimension, qeveria zbret nga makinat luksoze dhe ecën përmes tapetit të kuq për tu futur në zyrë. Zoti Basha nuk e priste realisht që unë mund t’i bëja vërtetë ato batuta. Unë nuk e ndryshoj dot se jam nga Lushnja, ky është dialekti ynë, për mua nuk është problem kjo gjë. Nuk pezmatohem, po të shikoni nuk e kam prish fare terezinë. Sot në spitalin e Lushnjes me siguri kanë vënë çarqe për të kapur minj sepse mund të shkojë ministrja Manastirliu. Nuk pendohem për asgjë, isha koshient. Nuk kam ofenduar njeri absolutisht. Një program i tillë qeveritar nuk mund të jepet për të fyer inteligjencën tonë. Ne në Lushnje e kemi humbur përfaqësinë sepse drejtuesit politikë vijnë nga rethet e tjera dhe nuk e njohin aspak situatën,”- tha Korreshi ndër të tjera.

Çfarë tha deputeti i PD-së në Kuvend?

Saimir Korreshi ka shkaktuar të qeshura në sallë gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit teksa ishte duke renditur, sipas tij, mungesën e profesionalizimit nga ana e Policisë së Shtetit duke kaluar deri tek mbështetja financiare për familjet në nevojë. Gjatë gjithë kohës që ai fliste, deputetët socialistë dhe demokratë, përfshirë kryetarin e tij Lulzim Basha nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën, për shkak të dialektit që përdori.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ogerta manastirliu saimir korreshi ogerta manastirliu saimir korreshi

Sondazh

Poll