Politike

Nisi lëvizjen! Berisha s’e ndal aktivitetin, jep mesazhin krah militantëve

17 Shtator 2021, 18:20 Nga DOSJA
Nisi lëvizjen! Berisha s’e ndal aktivitetin, jep mesazhin krah

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me lëvizjen e tij që startoi një ditë më parë me demokratët e Tiranës. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Berisha shihet krah disa militantëve që kanë shkuar t’i ofrojnë mbështetjen në zyrë.

“Foto me militante demokrat! Nderim militanteve te Partise Demokratike! sb”- shkruan Berisha krah fotove. 

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, ai e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se PD-ja nuk e njeh referendumin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll