Politike

Nis në orën 10:00! Zbardhen detaje nga ceremonia e betimit të qeverisë në Presidencë, Meta ka organizuar dhe një koktejl.

17 Shtator 2021, 16:15 Nga DOSJA
Nis në orën 10:00! Zbardhen detaje nga ceremonia e betimit të

TIRANË– I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga Kryeministria në drejtim të Presidencës. Dhe në orën 10:00 fillimisht kryeministri Edi Rama dhe më pas 16 ministrat do të nisin ceremoninë e betimit e firmosjen e dekreteve për të konfirmuar marrjen e detyrës.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu shkruan se pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një kokteil. Pas mini-festës Qeveri-Presidencë, i gjithë kabineti do t’i drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në orën 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 3’.

Në këtë mbledhje pritet të merren dhe vendimet e para të qeverisë së re të firmosura nga Edi Rama. Qeveria e re u miratua me 77 vota pro dhe 53 kundër mëngjesin e sotëm nga Kuvendi pas një seance maratonë, e cila nisi që në orën 10:00 të mëngjesit. Kabineti i ri fomrohet nga 12 gra dhe katër burra.

Ata janë:

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Edona Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuç-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll