Politike

Të qeshura dhe gafa! Bora Muzhaqi dhe Saimir Korreshi shkaktojnë të qeshura në sallë, kush janë DY personazhët mekën dep

17 Shtator 2021, 15:06 Nga DOSJA
Të qeshura dhe gafa! Bora Muzhaqi dhe Saimir Korreshi shkaktojnë

TIRANË– Dje, Kuvendi hapi siparin e diskutimeve në foltore, ku deputetë dhe ministra morën fjalën për të adresuar plane dhe shqetësime. Por në fakt më shumë shkaktuan të qeshura në sallë. E para që e nisi “mbarë”, ishte ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila duket se ishte hutuar nga orët e vona të natës në Kuvendin e Shqipërisë. Përballë deputetëve, në orën 2 të natës, Muzhaqi ka bërë disa lapsuse njëra pas tjetrës.


Ajo ngatërroi si fillim orën: Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua.  Më pas, ngatërroi edhe një shprehje të njohur.

“Trupi i shëndoshë… Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë,”- tha ajo teksa salla ka “shpërthyer” në të qeshura. Por nuk mbaroi këtu!  Muzhaqi tha se sipas një proverbi anglez, fëmijët duhet të shiheshin dhe jo të dëgjoheshin.

Një proverb i vjetër anglez thotë që fëmijët duhet të sh(q)ihen dhe jo të dëgjohen,”-tha ministrja e re e kabinetit Rama. Ky gabim fonetik, ka ndarë personat që kanë parë videon, pasi disa e dëgjojnë me “sh”, ndërsa të tjerë me “q”. Mesa duket deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e dëgjon “keq”, ndaj dhe nuk e kursen të qeshurën. I skuqur në fytyrë, Gjekmarkaj nuk ndalet derisa harron çfarë tha ministrja. 

Por të qeshurat janë shkaktuar edhe nga “kampi blu”. Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ishte duke renditur, sipas tij, mungesën e profesionalizimit nga ana e Policisë së Shtetit duke kaluar deri tek mbështetja financiare për familjet në nevojë. Mirë gjatë gjithë kohës që ai flistë, deputetët socialistë dhe demokratë, përfshirë kryetarin e tij Lulzim Basha nuk e kanë mbajtur dot të qeshur. Të skuqur, me lot në sy, Basha dhe të tjetër mundohen që të evitojnë kamerat për të mos i kapur duke qeshur.  

“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” . Kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim po keni shembullin e Kënetës së Karavastasë. Sot del me humbje. Tani ka dy gjëra; O ju rruani lekët; ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka futur vrapit. Se s’ka mundësi tjetër. Ju thoni Policia. Me kë polici do ndiqni krimin ju. Me atë që mori lekët dhe iku me vrap. Me atë FNSH që del natën, me ata Policë që nuk kanë paguar akoma lekët e mishit nëpër dyqane? Me këta do e ndiqni krimin ju? Po si ka mundësi ngjarja më tronditëse në Lushnje, vriten dhe plagosën 5 veta. Të gjithë ikin në drejtim të paditur, përfshirë edhe Policinë. Ça bëhet? Ja pra zotërinj, në këtë farë derexheje e keni çuar. Sot thoni ne po ndihmojmë familjet në nevojë. Po, po. Me 37 mijë lekë përkrahje. Të vjetra këto. As një thes miell nuk blen dot. Do ndihmoni moshën e tretë. Po bëni një llogari me 14 mijë lekë në muaj. Vetëm një bukë misri dhe një shishe kos duan 60 mijë lekë në muaj. Ja kjo është situata ku ndodhet Shqipëria. Po dritat, po uji? Shumë qeshin se asnjë nuk mendon se ka këtë gjendje në shtëpitë shqiptare. Po ka!,”-tha Saimir Korreshi në fjalën e tij.

Këto ishin vetëm fjalimet e para. Të tjera “perla” i presim nga Kuvendi!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bora muzhaqi saimir korreshi seanca plenare 16 shtator 2021 bora muzhaqi saimir korreshi seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll