Bota

Presidentja e Kosovës pret në takim Miroslav Lajçak, presidenca: Askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushte

17 Shtator 2021, 14:28 Nga DOSJA
Presidentja e Kosovës pret në takim Miroslav Lajçak,

KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak me të cilin diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë.

Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e Republikës së Kosovës.

Ajo potencoi se Republika e Kosovës është pala konstruktive në dialog, e cila është duke ofruar propozime konkrete në këtë proces, dhe e cila i ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani, për dallim nga Serbia e cila nuk respekton marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës. Z. Lajçak tha se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca e Kosovës.

Në njoftim thuhet se duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Malin e Zi, por edhe në Bosnje e Hercegovinë, Presidentja Osmani ngriti shqetësimin e saj për ndërhyrjen e Serbisë në çështje të rregullimit të brendshëm të vendeve fqinje, gjë që po shkakton trazira dhe një valë të re jostabiliteti në rajon.

Në këtë takim, Presidentja Osmani përmendi po ashtu edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Perceptimi i qytetarëve të Kosovës për dialogun është i ndërlidhur ngushtë me vendosmërinë e BE-së që të krijojë perspektivë të qartë integruese. Për më tepër, liberalizimi i vizave për Kosovën është jetik sa i përket kredibilitetit të BE-së”, ka theksuar presidentja Osmani, në takimin e sotëm.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora miroslav lajçak ne kosove vjosa osmani miroslav lajçak ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll