Bota

5 operativë të al-Qaedës janë në shënjestrën e SHBA, sanksionet u kanë “ngrirë” llogaritë bankare

17 Shtator 2021, 13:34 Nga DOSJA
5 operativë të al-Qaedës janë në shënjestrën

WASHINGTON – Departamenti i Thesarit i SHBA njoftoi të enjten sanksione kundër pesë personash në Turqi, të dyshuar se ofronin shërbimeve financiare dhe ndihmë udhëtimi për al-Qaedën.

Ata janë shtetas turq dhe egjiptianë, për të cilët Thesari tha se ofruan forma të ndryshme mbështetjeje për anëtarët e lartë të organizatës që kryen sulmet e 11 shtatorit dhe komplote të tjera kundër Shteteve të Bashkuara.

SHBA po punon me Turqinë dhe aleatët e tjerë ndërsa kërkon të ekspozojë dhe dhkatërrojë rrjetet mbështetëse të organizatës”, tha Andrea Gacki, drejtori i Zyrës së Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja. Çdo pasuri që ata kanë nën juridiksionin e SHBA është ngrirë dhe ata janë përjashtuar nga sistemit financiar global.

Midis tyre janë Majdi Salim, një avokat egjiptian dhe një nga suportuesit kryesorë të aktiviteteve të al-Qaedës në Turqi. Shtetet e Bashkuara thanë se ai është ish-udhëheqësi i Xhihadit Islamik Egjiptian, pasi e mori atë rol nga udhëheqësi i Al-Kaidas, Ayman Zawahiri.

Të tjerët u identifikuan si Muhamed Nasr al-Din al-Ghazlani, (egjiptian),Nurettin Muslihan, (turk) Cebrail Guzel,(turk) dhe Soner Gurleyen po nga Turqia.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 5 operative te al-qaedes sulmohen nga shba 5 operative te al-qaedes sulmohen nga shba

Sondazh

Poll