Bota

Publikohen imazhet satelitore nga Koreja e Veriut, ka ngritur strukturë për prodhimin e uraniumit i cili ndihmon në ndërtimi

17 Shtator 2021, 12:04 Nga DOSJA
Publikohen imazhet satelitore nga Koreja e Veriut, ka ngritur strukturë

KOREA E VERIUT- Disa imazhe të reja satelitore kanë zbuluar se Koreja e Veriut po zgjeron një strukturë të aftë për të pasuruar uranium për armë bërthamore.

Pamjet e marra nga CNN, tregojnë një strukturë e cila tregon se vendi po planifikon të rrisë ndjeshëm prodhimin e uraniumit në vend, sipas ekspertëve që analizuan fotot.

Imazhet e kapura nga kompania komerciale e imazheve Maxar në fillim të kësaj jave tregojnë se ndërtimi është duke u zhvilluar në një fabrikë të pasurimit të uraniumit të vendosur brenda kompleksit të objektit të kërkimit bërthamor Yongbyon. Këto ndryshime mund të lejojnë Korenë e Veriut të rrisë prodhimin e materialit bërthamor të shkallës së armëve deri në 25 përqind.

Zyrtarët amerikanë janë të vetëdijshëm për aktivitetin e fundit në uzinën e pasurimit të uraniumit në Yongbyon dhe pranojnë se këto zhvillime mund të sinjalizojnë plane për të rritur prodhimin e uraniumit të armëve, sipas dy burimeve të njohura me situatën.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koreja e veriut rinis punen ne reaktorin berthamor prodhimi i uraniumit në korenë e veriut koreja e veriut rinis punen ne reaktorin berthamor prodhimi i uraniumit në korenë e veriut

Sondazh

Poll