Bota

Gratë në të gjithë botën humbën 54 milion vende pune gjatë 2019-2020

17 Shtator 2021, 12:26 Nga DOSJA
Gratë në të gjithë botën humbën 54 milion vende

Gjatë viteve 2019-2020, gratë humbën 54 milion vende pune në nivel global.

Sipas ‘UN Women‘, gratë preken në mënyrë disproporcionale nga ndotja e mjedisit, e gjithashtu përjashtohen nga vendimmarrja për politikat dhe financimet e adresimit të emergjencave, duke përfshirë këtu edhe atë të pandemisë.

Gratë përbëjnë 70% të punonjësve shëndetësorë, por aktualisht mbajnë vetëm 24% të vendeve në task forcat Covid-19.

“Pandemia ka përkeqësuar pabarazitë gjinore. Sipas dokumentit të paraqitur nga organi i Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore i zhvilluar nga mbi 100 ekspertë ndërkombëtarë, deri në fund të vitit 2021, punët e burrave do të rifillojnë, por ende do të ketë 13 milionë më pak gra të punësuara”, shkruan ‘UN Women”.

Për zgjidhjen e kësaj krize UNW kërkon kërkon rritjen e investimeve publike për ndihmë sociale, sigurimin sistematik të përfaqësimit të grave në strukturat dhe mekanizmat e pjesëmarrjes së publikut, të cilat adresojnë ndryshimet klimatike dhe përgjigjen ndaj emergjencave, financimin për organizatat e të drejtave të grave dhe shfrytëzimi i potencialit të tranzicionit drejt qëndrueshmërisë mjedisore, që mund të krijojë deri në 24 milionë vende të reja të gjelbra pune.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota grate humbin 54 milion vende pune grate humbin 54 milion vende pune

Sondazh

Poll