Bota

Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë, 19 humbje jete dhe 279 raste shënohen në 24 orët e fundit

17 Shtator 2021, 13:08 Nga DOSJA
Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë, 19 humbje jete dhe 279

KOSOVË- Sërish numër i lartë i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 19 humbje jete.

Gjithashtu ministria e shëndetësisë informon se janë regjistruar edhe 279 raste të reja infektimi.

Konfirmimi i këyre të dhënave ka ardhur pas testimit të mbi 6 mijë mostrave. MSh-ja ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë e 200 pacientëve dhe vaksinimin e 18 mijë personave.

Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, ka njoftuar Ministria.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll