Bota

Athina në ‘shtetrrethim’ për shkak të Samitit, drone, helikopter dhe forca të shumta policie në rrugët dhe sta

17 Shtator 2021, 13:33 Nga DOSJA
Athina në ‘shtetrrethim’ për shkak të Samitit, drone,

GREQI- Athina ndodhet nën masa të rrepta sigurie pasi në orën 17:00 do të mbahet Samiti Euromesdhetar me pjesëmarrjen për herë të parë të Ursula von Der Leyen.

Masat e sigurisë në Athinë tani janë ‘drakonike’, pasi Samiti i shteteve anëtare të Bashkimit Europian do zhvillohet në Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos.

Forca të forta policie janë mobilizuar për të mbrojtur drejtuesit, por edhe për të lehtësuar lëvizjen e tyre. Stacionet “Syntagma” dhe “Panepistimio” mbyllen në orën 17:00. Konkretisht, rrugë të ndryshme në qendër të Athinës   do të mbyllen në varësi të vendit ku lëvizin grekët dhe zyrtarët e huaj.

Puna filloi në orën 15:30 të pasdites, ndërsa diskutimet midis udhëheqësve të Shteteve Anëtare jugore do të përqëndrohen në ndryshimet klimatike  dhe emigracionin.

Lajmi kryesor/ Mblidhet sot Samiti Euromesdhetar në Athinë, mbërrin Ursula von der Leyen, pjesë e tij dhe 7 liderë të tjerë europian

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni samiti euromesdhetar ne athine samiti euromesdhetar ne athine

Sondazh

Poll