Bota

Protestojnë mjekët në Kosovë, kërkojnë rritje pagash dhe trajtim dinjitoz

17 Shtator 2021, 11:55 Nga DOSJA
Protestojnë mjekët në Kosovë, kërkojnë rritje

PRISHTINË– Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kanë protestuar këtë të premte para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i FSSHK, Blerim Syla ka bërë me dije kërkesat për institucionet qendrore, të cilat janë “Ligji mbi Pagat” dhe shtesat mbi pagë bazuar në “Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë”. Ata kanë ngritur kartona të kuq për institucionet qëndrore, në mënyrë simbolike.

Në protestën e mbajtur para Ministrisë së Shëndetësisë është kërkuar vazhdimi i dialogut social dhe nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në “Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë”.

Mjekët kanë kritikuar ministrin Arben Vitia, i cili sipas Blerim Sylës,  ka ndërprerë çdo dialog me FSSHK-në, e rrjedhimisht ata nuk kanë mundur t’i adresojnë kërkesa qeverisë nëpërmjet kësaj ministrie.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mjeket e kosoves ne proteste mjeket e kosoves ne proteste

Sondazh

Poll