Bota

Albin Kurti: Duke nisur nga 1 Tetori arsimi universitar do të jetë pa pagesë

17 Shtator 2021, 11:41 Nga DOSJA
Albin Kurti: Duke nisur nga 1 Tetori arsimi universitar do të jetë pa

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci bënë të ditur se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi publik në nivelin Bachellor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime.

Kurti këtë deklaratë e bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar nga vitit akademik 2021/22 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërsa, për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësime të veçanta. Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritet shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor.”- tha ai.

Ai informoi se ministrja Nagavci ka nënshkruar Udhëzimin administrativ me të cilën arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë.

Ne besojmë se me këtë formë nxisim interesimin për studimet e larta duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë”,-vijoi ai.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti arbërie nagavçi albin kurti arbërie nagavçi

Sondazh

Poll

Bota 17 Shtator 2021, 08:47

Vrasja në Glyka Nera! Detaje të reja 

GREQI– Autoritetet greke kanë prova të mjaftueshme për të zbarthur të plotë gjithë çfarë ka ndodhur natën fatale që Babis Anagnostopoulos vrau bash...