Politike

Rama takon Ermal Metën, i dhuron librin me krijimet e tij: Kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime

17 Shtator 2021, 07:35 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar këngëtarin e famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili ndodhet në Shqipëri për një koncert, që do të mbajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Rama publikon një foto krah këngëtarit, për të cilin thotë se i ra rruga nga zyra e tij. Meta shihet që mban në dorë librin e Ramës që përmban krijimet artistike.

Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

Sot Ermal Meta do të mbajë koncertin e tij në Shqipëri. Në këtë koncert që pritet të nisë në orën 19:00, Meta ka zbuluar se do të këndojë edhe shqip.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ermal meta edi rama ermal meta

Sondazh

Poll