Aktualitet

Hetimet për ‘Gërdecin’/ Rihapja e çështjes ndaj Fatmir Mediut, shtyhet seanca, ish-ministri nuk ishte njoftuar

17 Shtator 2021, 09:03 Nga DOSJA
Hetimet për ‘Gërdecin’/ Rihapja e çështjes

TIRANË– Gjykata e Posaçme të Apelit ka vendosur shtyrjen e seancës për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e hetimeve ndaj Fatmir Mediut, i akuzuar për shpërthimin e Gërdecit në mars të 2008-tës. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej në orë 10:00, por u shty për në datën 24 shtator, po  në të njëjtën orë. Shkak për shtyrjen e seancës ishte se ish-ministri Fatmir Mediu nuk kishte marrë dijeni rregullisht.

Një muaj më parë shkalla e parë rrëzoi SPAK, por vendimi i GJKKO u apelua nga ana e prokurorëve që kishin në dorë çështjen. Në një vendim prej 28 faqe gjyqtari Erjon Çela rrëzoi pretendimet e SPAK që sipas tij nuk ka paraqitur asnjë provë të re dhe ka shigjetur prokurorinë ndër vite që nuk ka kryer hetime ndaj Mediut.

Përse akuzohet Mediu?

15 marsi shënon tragjedinë e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.

(a.b.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per fatmir mediun rihapja e hetimeve për fatmir mediun gjyqi per fatmir mediun rihapja e hetimeve për fatmir mediun

Sondazh

Poll