Aktualitet

“Po ktheheshin nga kalçeto”/ Dy të rinjtë te ‘Trauma’ tregojnë si nisi konflikti që përfundoi me plumba

17 Shtator 2021, 06:16 Nga DOSJA
“Po ktheheshin nga kalçeto”/ Dy të rinjtë te

TIRANË– Të rinjtë e plagosur me armë zjarri Enis Sanxhaku 20-vjeç dhe Noa Mato 19-vjeç kanë qenë duke u kthyer nga kalçeto, ku si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Konflikti ka agravuar dhe njëri prej tyre ka përdorur dhe armë zjarri. Mësohet se dy të rinjtë e plagosur nuk kanë precedentë të mëparshme penale.

Nga dëshmia e parë e dhënë nga spitali, të rinjtë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato janë shprehur se konflikti ka precipituar deri në përdorimin e armëve. Pas plagosjes, dy të rinjtë 20 dhe 19 vjeç kanë mbërritur në Spitalin e Traumës me makinën e tyre, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Plagosje në Tiranë! Qëllohen me armë zjarri dy të rinj te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, policia ngre pikat e kontrollit në hyrje-dalje të qytetit (EMRAT)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enis sanxhaku noa mato plagosje ne tirane enis sanxhaku noa mato plagosje ne tirane

Sondazh

Poll