Aktualitet

Plagosje në Tiranë! Po ktheheshin nga kalçeto, qëllohen me armë zjarri dy të rinj te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, pol

17 Shtator 2021, 05:12 Nga DOSJA
Plagosje në Tiranë! Po ktheheshin nga kalçeto, qëllohen me

TIRANË– Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e ‘Mbikalimit të Qafë-Kasharit’. Policia raporton se Noa Mato, 19 vjeç dhe Enis Sanxhaku, 20-vjeç, janë qëlluar me armë zjarri rreth orës 00:05. Ata kanë qenë duke u kthyer nga kalçeto, ku si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Konflikti ka agravuar dhe njëri prej tyre ka përdorur dhe armë zjarri. Mësohet se dy të rinjtë e plagosur nuk kanë precedentë të mëparshme penale. Nga dëshmia e parë e dhënë nga spitali, të rinjtë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato janë shprehur se konflikti ka precipituar deri në përdorimin e armëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enis sanxhaku noa mato plagosje ne tirane enis sanxhaku noa mato plagosje ne tirane

Sondazh

Poll