Aktualitet

Tentoi të vidhte një automjet tip ‘Benz’/ Arrestohet i riu në Lushnjë, i dënuar edhe më parë për vjedhje (EMRI)

17 Shtator 2021, 06:57 Nga DOSJA
Tentoi të vidhte një automjet tip ‘Benz’/ Arrestohet i riu

LUSHNJË– Policia e Lushnjës në bashkëpunim me qytetarët, ka mundur të arrestojë, një 28-vjeçar i cili tentoi të vidhte një automjet tip ‘Benz’ në pronësi të E. Rr..

Erixhan Shtarolli, banues në Durrës, ka qënë i dënuar edhe më parë për vjedhje si dhe dyshohet të jetë autori i vjedhjes së automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë.

Shtarolli është kapur në flagrancë nga pilicia, e cila ka sekuestruar automjetin që ai tentoi të vidhte dhe veglat e përdorura për të kryer vjedhjen, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale do i Kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera i riu.

NJOFTIMI I POLICISË

Lushnjë- Bashkëpunimi me qytetarët parandalon vjedhjen e një automjeti në Lushnjë. Tentoi të vidhte automjetin e një shtetasi, por falë reagimit në kohë të Policisë arrestohet në flagrancë autori, me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjeti që tentoi të vidhte autori dhe veglat me të cilat ai tentoi të kryente vjedhjen. Në vijim të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe një rast të vjedhjes së një tjetër automjeti në Lushnjë, po nga ky shtetas. Gjatë mesnatës, pas telefonatës së ardhur në Sallën Operative se në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, po vidhej një automjet, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë Lushnjë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit që po tentonte të vidhte automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. Rr. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Erixhan Shatrolli, 28 vjeç, banues në Durrës, (i dënuar më parë për vjedhje). Ky shtetas është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale do i Kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erixhan shtarolli vjedhje makine ne lushnje erixhan shtarolli vjedhje makine ne lushnje

Sondazh

Poll