Aktualitet

Tirana i bashkohet “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia Tiranë publikon itinerarin e aktiviteteve

17 Shtator 2021, 08:19 Nga DOSJA
Tirana i bashkohet “Javës Europiane të

TIRANË- Bashkia Tiranë ka njoftuar se qyteti do t’i bashkohet edhe këtë vit “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”. Aktivitetet e organizuara nga Bashkia do të kulmojnë më 22 shtator në “Ditën pa makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e përdorimit të mjeteve alternative për një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë.

NJOFTIMI I BASHKISË SË TIRANËS

Tirana i bashkohet “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, më 22 shtator “Dita pa makina”

Nën moton “Lëvizje e sigurt dhe e shëndetshme”, edhe këtë vit Tirana i është bashkuar “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.
Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të kulmojnë më 22 shtator me “Ditën pa makina”. Bashkia Tiranë nëpërmjet kësaj jave me aktivitete kërkon të promovojë dhe të ndërgjegjësojë komunitetin mbi rëndësinë e përdorimit të mjeteve alternative për një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë.

Aktivitetet në Tiranë do të zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm:
16 shtator-Vizitë me transportin publik në Dajt dhe ecje deri te fermat e zonës
17 shtator-Pedalo qytetin
20 shtator-Korsitë e biçikletave në Tiranë
21 shtator-Mënyra e lëvizjes dhe shëndeti publik nga ISHP
22 shtator-Dita Europiane pa makina

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet java europiane e levizshmerise java europiane e levizshmerise

Sondazh

Poll