Aktualitet

Punonjësit harrojnë zgarën ndezur! Zjarri përfshin gjatë natës lokalin në Berat, shkrumbon pothuajse gjithçka

17 Shtator 2021, 05:56 Nga DOSJA
Punonjësit harrojnë zgarën ndezur! Zjarri përfshin

BERAT– Një gabim fatal ka qënë ai i punëtorëve në një lokal në Berat. Mbrëmjen e djeshme ata harruan ndezur zgarën në dhomën e gatimit e cila shkrumboi pothuajse gjithçka.

Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e gatimit të lokalit dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë lokalin, kjo për shkak edhe të konstruktit prej druri me të cilin ishte ndërtuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar efektivët e Repartit Zjarrfikës të qytetit. Pas mbërritjes,zjarrëfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë në një kohë të shkurtër flakët dhe të shuajnë totalisht zjarrin.

Megjithë ndërhyrjen në kohë të forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve, zjarri përshiu me shpejtësi të gjithë sipërfaqen e lokalit, duke shkrumbuar thuajse gjithçka.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne berat zjarr ne berat

Sondazh

Poll