Aktualitet

Sondazhi/5 problematikat që shqiptarët kërkojnë të shihen me pririoritet nga qeveria

16 Shtator 2021, 20:15 Nga DOSJA
Sondazhi/5 problematikat që shqiptarët kërkojnë të

TIRANË – Ekonomia, papunësia, korrupsioni, shëndetësia dhe emigrimi janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve, zbuloi sondazhi i emisionit Barometri në Euronews Albania këtë të enjte.

Këto çështje duket se shqiptarët kanë pritshmëri t’i shohin në listën kryesore të prioriteteve të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar në 4 vitet e ardhshme.

Rezultatet e sondazhit, i cili pyeti 1000 persona në intervista ballë për ballë gjatë muajit gusht, treguan se mjedisi, droga dhe infrastruktura rrugore u renditën të fundit ndër shqetësimet e shqiptarëve.

Taksat, drejtësia, COVID-19 dhe niveli i krimit morën gjithashtu më pak vëmendje nga qytetarët.

Të pyetur si e gjykojnë situatën e vendit në përgjithësi qytetarët u shprehën pesimistë, pasi 43.3% thanë se e shohin atë si disi dhe shumë të keqe, ndërsa 37% ishin neutralë dhe vetëm 19.5% e shihnin si pozitive.

Marrë nga euronews.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 5 problemet qe qytetaret duan zgjidhje nga qeveria lajm nga euronews 5 problemet qe qytetaret duan zgjidhje nga qeveria lajm nga euronews

Sondazh

Poll