Aktualitet

Shtyhet seanca tek Krimet e Rënda për ‘613 kg kokainë’, shkak mungesa e prokurorit Kondili

7 Qershor 2019, 10:16 Nga DOSJA
Shtyhet seanca tek Krimet e Rënda për ‘613 kg

TIRANË– Shtyhet seanca paraprake për ‘613 kg kokainë’ të kapur në Maminas.

Shkak për shtyjen e seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte fakti që prokrurori i çështjes, Ervin Kondili do të dalë para Vettingut. 

Të pandehur për dosjen janë Armando Pezaku, Donald Lushaj dhe Arbër Cekaj, i cili do të do të gjykohet në mungesë pasi ndodhet në Gjermani.

Çekaj aktualisht ndodhet në Gjermani, ku së fundmi kërkoi edhe azil politik, për t’ju shmangur ekstradimit.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj armando pezaku donald lushaj ervin kondili gjykata e krimeve te renda 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj armando pezaku donald lushaj ervin kondili gjykata e krimeve te renda

Sondazh

Poll