Bota

Anullohet seanca e sotme ndaj Salih Mustafës në Hagë, deklaratat hyrëse u ezauruan gjatë gjyqit të parë

16 Shtator 2021, 13:37 Nga DOSJA
Anullohet seanca e sotme ndaj Salih Mustafës në Hagë, deklaratat

KOSOVË– Seanca e së enjtes në Gjykatën e Hagës ndaj Salih Mustafës është anulluar pasi fillimisht ishte vendosur të zhvillohej nëse do të nevojitej më shumë kohë për deklaratat hyrëse.

Të enjten ishte parashikuar që në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të vazhdonte gjykimi për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, mirëpo kjo seancë është anuluar.

Meqenëse deklaratat hyrëse ishin më të shkurtra se që pritej, gjykatësit kanë vendosur se nuk nevojitet të mbahet edhe seanca e paraparë për të enjten”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora salih mustafa del para gjykates speciale salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll