Politike

Procesi i fiskalizimit, ministrja Ibrahimi: 53% e biznesit të vogël kanë nisur procedurat, u “prenë” 32 mln fatura

16 Shtator 2021, 12:35 Nga DOSJA
Procesi i fiskalizimit, ministrja Ibrahimi: 53% e biznesit të vogël

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se procesi i fiskalizimit është një ndër reformat më të mëdha në 10 vitet e fundit.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo u shpreh se deri më tani janë lëshuar mbi 32 mln fatura përmes sistemit të ri të fiskalizimit, ndërsa 53% e bizneseve të vogla në Shqipëri kanë filluar me proceduar ndërsa pjesa tjetër pritet të fiskalizohen brenda janarit.


Procesi i fiskalizimit, një ndër reformat me të mëdha në 10 vite, kemi pasur një qasje të kujdesshme ndaj tatimpaguesve në të treja fazat. Ecuria ka qenë e kënaqshme, janë mbi 32 mln fatura të lëshuara përmes sistemit të ri. Shqetësimi më i madh ka qenë drejt biznesit të vogël, që ka filluar hapat, 53% e tyre kanë filluar procedurat, pjesa tjetër do fiskalizohen brenda janarit. Kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm, kemi organizuar tavolina të rrumbullakëta që të dëgjojmë problematikat e bizneseve, jemi të gatshëm të bëjmë çdo ndryshim që ky proces të mbyllet në formën e duhur,”-tha Ibrahimaj.

LAJMI KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’! Debati i parë me Bashën për COVID, kryedemokrati: Politikë me të vdekur!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrahimaj seanca plenare 16 shtator 2021 delina ibrahimaj seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll