Politike

Ministrja e Bujqësisë, Krifca: Fokusi do jetë në prodhimin primar, mbështetje ndaj fermerëve me 50 mln euro

16 Shtator 2021, 12:16 Nga DOSJA
Ministrja e Bujqësisë, Krifca: Fokusi do jetë në prodhimin

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë dhe Zhivllimit Rural, Frida Krifca ka treguar se si do të arrihet objektivi i qeverisë për të çuar në 1 miliardë dollarë eksportet bujqësore gjatë 4 viteve të ardhshme. Ajo u shpreh gjatë Kuvendit se fermerëve do tu jepet një ndihmë prej 50 mln eurosh.


‘Premisa është mjaftë pozitive. Në vitin 2013 i kemi gjetur eksportet në vlerën e 150 mln dollarëve dhe aktualisht janë në vlerën e 400 mln dollarëve. Shqipëria sot është eksportuesi më i madh në rajon i perimeve dhe i dytë në rajon për frutat. Kjo është një premisë pozitive se na lejon që të çlirojmë ato energji që i kemi vënë në punë deri tani duke investuar në pikat e grumbullimit, përpunimin e produkteve për të rritur zinxhirin e vlerës për produktet brenda vendit tonë. Fokusi do jetë në prodhimin primar ku do ketë mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj fermerëve me 50 mln euro mbështetje që do vijnë në mbështetje të drejtpërdrejtë por dhe në heqjen e taksës për naftën, skemë që do vazhdojë vit pas viti. Kemi rritur vlerën e financimit në vlerën e 146 milion euro sepse kemi mësuar fermerët sesi të aksesojnë fondet e BE gjë që e çon nivelin e investimeve në bujqësi në një nivel tjetër.– tha ajo.

Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’! Debati i parë me Bashën për COVID, kryedemokrati: Politikë me të vdekur!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike frida krifca seanca plenare 16 shtator 2021 frida krifca seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 11:14

TIRANË– Faza e parë e seancës plenare u mbyll me një minutë heshtje për të gjithë mjekët që humbën jetën nga Covid. Ishte deputeti Tritan Shehu ai i cili b...