Manja: Kërkojmë konsensusin e opozitës për të zgjatur mandatin e vettingut, duhet ndërhyrë në Kushtetutë
16 Shtator 2021, 11:57Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i i Drejtësisë, Ulsi Manja tha ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë, se do të kërkojnë zgjatjen e mandatit për dy organet e vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik. Mandati i këtyre dy organeve përfundon që qershor të vitit 2022, ndaj Manaj tha se duhet kompromis nga opozita për të ndërhyrë në Kushtetutë që ta zgjasin.
“Një deputet ka ngritur problemin e mbarimit të mandatit të KPK. Si do të vazhdojë thotë procesi i vettingut. Sic u theksua edhe në fjalën e kryeministrit, reforma në drejtësi dhe konsolidimi i sistemit do të vazhdojë edhe përgjatë kësaj legjislature. Është e vërtetë mandati i organeve të vettingut është kushtetues. Është e përcaktuar qartë se tre organet e vettingut, mandati i KPK dhe Komisioneri Publik është 5 vjet, ndërsa KPA e ka afatin 9 vjet. Referuar momentin që dy të parët kanë filluar ushtrimin mandati i tyre mbaron më 17 qershor, 2022. Janë 801 subjekte në total për tu rivlerësuar. Janë 431 subjekte të hetuara dhe janë në proces 370. Për të garantuar vijueshmërinë si për të ruajtur standardet e arritura ne mendojmë dhe jemi në komunikim edhe me SHBA dhe BE që ky proces të përfundohet nga organet e vettingut. Do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës që mandati të zgjatet deri në përfundim të procesit të vettingut, deri në hetimin e plotë. E thashë në fillim, ky është mandat kushtetues dhe zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Nuk i kemi votat e nevojshme për të zgjatur mandatin, por do të kërkojmë konsensusin e opozitës. Për ne mbarimi i procesit të vettingut është garanci,” deklaroi Manja.
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka kthyer përgjigje pyetjeve për planin që ka ndërmarrë për 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e sotme, m...
TIRANË–Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh dhe një herë se porti i Durrësit do të kthehet në një zonë për ba...
TIRANË– Tatjana Piro, deputetja e Partisë Socialiste në Lushnje është ajo e cila ka marrë ndihmë mjekësore nga mjekët. Burimet tregojnë se Piro ka pasur ul...
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Tatjana Piro është ndjerë keq në seancën e sotme. Pak çaste më parë, teksa ajo ishte prez...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, pasi foli për 80 minuta nga foltorja e Kuvendit, është larguar nga salla. Sot, ai paraqiti programin qeverisës para 140 depu...
TIRANË- Ministret e kabinteti të kryeministrit Edi Rama duket se nuk e kanë mendjen në seancën e sotme, ku do të marrin votëbesimin nga deputetët e Kuvendi...
Politike16 Shtator 2021, 11:14
TIRANË– Faza e parë e seancës plenare u mbyll me një minutë heshtje për të gjithë mjekët që humbën jetën nga Covid. Ishte deputeti Tritan Shehu ai i cili b...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi planin qeverisës për këtë mandat të tretë, tha se do të shkojë në New York ku do të marrë pjesë në punimet e...
TIRANË– Vendosja e deputetëve në Komisionet Parlamentare vijon që të jetë një “mollë sherri” në sallën e Kuvendit. Sot, që pa nisur seanca plenare, Lëvizja...