Kuvendi njeh kërkesën e PD-së për grupin e saj parlamentar, Berisha mbetet jashtë
16 Shtator 2021, 12:00Nga DOSJA
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për grupin e saj parlamentar. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është pjesë e këtij grupi, pasi u përjashtua javë më parë nga Lulzim Basha.
Lista e dërguar që nuk mbante emrin e Sali Berishës si pjesë të Grupit Parlamentar të PD, tashmë është e zyrtarizuar. Grupi Parlamentar kryesohet nga Alfred Rushaj dhe ka 44 anëtarë.
Rregullorja e Kuvendit përcakton se deputetët që largohen nga grupet parlamentare, mund të formojnë një të tillë pas 6 muajsh.
“Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij.”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.
Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ministri i i Drejtësisë, Ulsi Manja tha ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë, se do të kërkojnë zgjatjen e mandatit për dy organet e vettingut, K...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka kthyer përgjigje pyetjeve për planin që ka ndërmarrë për 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e sotme, m...
TIRANË–Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh dhe një herë se porti i Durrësit do të kthehet në një zonë për ba...
TIRANË– Tatjana Piro, deputetja e Partisë Socialiste në Lushnje është ajo e cila ka marrë ndihmë mjekësore nga mjekët. Burimet tregojnë se Piro ka pasur ul...
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Tatjana Piro është ndjerë keq në seancën e sotme. Pak çaste më parë, teksa ajo ishte prez...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, pasi foli për 80 minuta nga foltorja e Kuvendit, është larguar nga salla. Sot, ai paraqiti programin qeverisës para 140 depu...
TIRANË- Ministret e kabinteti të kryeministrit Edi Rama duket se nuk e kanë mendjen në seancën e sotme, ku do të marrin votëbesimin nga deputetët e Kuvendi...
Politike16 Shtator 2021, 11:14
TIRANË– Faza e parë e seancës plenare u mbyll me një minutë heshtje për të gjithë mjekët që humbën jetën nga Covid. Ishte deputeti Tritan Shehu ai i cili b...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi planin qeverisës për këtë mandat të tretë, tha se do të shkojë në New York ku do të marrë pjesë në punimet e...